Arrestohet i riu në Elbasan, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçare |

1 Min Read

Policia e Elbasanit ka arrestuar një të ri i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 16-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin M. Sh., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Uniformat blu bëjnë me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Share This Article
Leave a Comment