Sterjovski u largua nga koalicioni opozitar dhe shkoi te Rama, reagon Berisha: Sa është i vjetër njerëzimi, është edhe tradhtia

1 Min Read

Largimin e kryetarit të Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim Europian nga  koalicioni “Shqipëria Madhështore” për të kaluar në kampin e Partisë Socialiste, Sali Berisha e ka cilësuar tradhti.

Në një prononim për gazetarët para nisjes së mbledhjes së Kryesisë në selinë blu, kreu i PDsë tha; “Sa është i vjetër njerëzimi, është edhe tradhtia”.

Kujtojmë se Vasil Sterjovski kishte kërkuar që të ishte pjesë e listave të PDsë në Korçë në listën e mbyllur, por kjo nuk është pranuar nga Sali Berisha.

Ndërkohë që mësohet se ai ka kaluar në krahun tjetër, duke iu bashkuar Partisë Socialiste.

Sterjovski do të në listën e PSsë në Korçë, ku do duhet të garojë për të fituar një mandat në Parlamentin Shqiptar.

 

 

The post Sterjovski u largua nga koalicioni opozitar dhe shkoi te Rama, reagon Berisha: Sa është i vjetër njerëzimi, është edhe tradhtia appeared first on GIJOTINA.

Share This Article
Leave a Comment