Rama mban me “hatër” 3 deputete, dalin listat e kandidatëve në Durrës dhe Kukës |

1 Min Read

Janë publikuar dhe listat e kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste në Qarkun e Durrësit dhe Kukësit, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Ajo që vihet re është se në listën e mbyllur të Durrësit janë 3 deputete, më konkretisht Klodiana Spahiu, Milva Ekonomi dhe Aurora Mara. Kjo e fundit transferohet nga Dibra, teksa PS-së iu bashkua në 2021, pasi u fut në Kuvend na listat e LSI-së, pasi opozita dogji mandatet.

Siç duket, me këto 3 emra, Rama ka shkelur rregullin se deputetët aktualë do të ishin në listë të hapur, veç drejtuesve politik.

KUKËS

Në listën e mbyllur:

  1. Eduard Shalsi

Në listën e hapur:

  1. Ali Hallaçi
  2. Aristogena Poga (Geca)
  3. Alban Zeneli

DURRËS

Në listën e mbyllur:

  1. Klodiana Spahiu
  2. Milva Ekonomi
  3. Loer Kume
  4. Skënder Pashaj
  5. Aurora Mara

Në listën e hapur:

  1. Ani Dyrmishi
  2. Arkend Balla
  3. Etleva Budini
  4. Alban Xhelili
  5. Edvin Prençe
  6. Entela Hoxha
  7. Edmond Rrushi
  8. Erjon Meka
  9. Jona Osmani
  10. Erjon Xhelili
  11. Indrit Gjoka
  12. Dorina Laçi
  13. Gentian Hila
  14. Ilir Ndraxhi
Share This Article
Leave a Comment