SHKODRA- Kryesia e Partisë Demokratike ka nisur diskutimet për përgatitjen e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit. Mësohet se në listën e mbyllur të PD-së në qarkun e Shkodrës janë propozuar të jenë Luçiano Boçi, Greta Berdeli, Ramadan Likaj dhe Kliti Hoti.
Momentalisht Partia Socialiste dhe Partia Demokratike po zhvillojnë mbledhje me drejtuesit dhe kryesitë për të dalë me listat e zyrtarizuara të kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit. Listat do të duhet të dorëzohen në KQZ brenda mesnatës së sotme.