Malësi e Madhe/ Humb jetën turisti nga Mali i Zi, çfarë dyshohet |

1 Min Read

Humb jetën një turist malazez teksa ishte duke u transportuar me autoambulancë në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Lëpushë, Malësi e Madhe ku një grup turistësh malazeze kërkuan ndihmë pasi shoku i tyre nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht 71-vjeçari nuk ia doli dot.

Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

 

 

Share This Article
Leave a Comment