Zyrtare/ Mirel Josa dhe Vëllaznimi ndërprejnë bashkëpunimin |

1 Min Read

Mirel Josa nuk është më trajner i Vëllaznimit. Lajmi është dhënë nga klubi gjakovar, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“KF Vëllaznimi dhe kryetrajneri Mirel Josa, sot kanë arritur marrëveshje të dy anshme për shkëputjen e bashkëpunimit.

KF Vëllaznimi e falenderon kryetrajnerin Josa për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme dhe i uron sukses në të ardhmen. Mbi të gjitha është Vëllaznimi”- shkruan klubi.

Në dy ndeshjet e fundit, Vëllaznimi barazoi me Rilindjen dhe Trepçën 89′, teksa poashtu humbi me Lirinë 0-1. Në vendin e Josës pritet të emërohet Xhengiz Rexhepi.

Share This Article
Leave a Comment