Gazetari Genc Burimi u shpreh në intervistën për një emision televiziv, se në Partinë Socialiste ka emra të panjohur. Sipas tij, deputetët që janë shprehur pro Veliajt, Rama po mundohet t’i heqë nga listat, duke nxjerrë alibi të tjera.
“Në PS, emrat e njohur Rama i ka çuar të gjithë në hije, janë të padukshëm. Pra, vetëm Rama është sot në PS. Kur bëhet një mbledhje apo diçka tjetër, vihet re se të gjithë mbajnë kokën ulur dhe vetëm Rama bën monolog”, tha Burimi.
Burimi: Shoh një përpjekje të Ramës për t’u distancuar ose për të hequr qafë disa deputetë aktual të PS, që janë shumë të afërt me Veliajn. Për shembull me rastin e zonjës Bushka apo Fatmir Xhafaj, dhe sa më shumë ka elementë deputetë pro Veliaj, Rama ka në grupin e tij, as më shumë që këta elementë do të kenë një diskurs pranë SPAK.
Europianët që sot kanë hapur një dritare integrimi për Ukrainën.
Gjë e mirë për Ramën është t’i heqë fare qafe, që sigurisht do ketë edhe kapjen e Veliajt mbi kurriz ‘që po hakmerresh ndaj njerëzve të mi’. Atëherë Rama çfarë bën? Nxjerr një teori, një pretekst, një alibi që t’i fusë në listë të hapur e të rinjtë në listë të mbyllur, që edhe vetë mund të justifikohet që nuk po bën lëvizje ndaj deputetëve pro Veliajt.
Partitë sot janë me të panjohur. Në PS, emrat e njohur Rama i ka çuar të gjithë në hije, janë të padukshëm. Pra, vetëm Rama është sot në PS. Kur bëhet një mbledhje apo diçka tjetër, vihet re se të gjithë mbajnë kokën ulur dhe vetëm Rama bën monolog. Rama sot është një lloj kazinoje ku humbet gjithçka.