Besfort Zeneli ka fituar ftesën nga ekipi i parë i Suedisë, që do të luajë dy miqësore gjatë marsit. 22-vjeçari kishte paralajmëruar më parë se do largohej nga Kosova, ndërsa kishte pakënaqësi për trajtimin ndaj vëllait të tij, Arbër Zenelit.
Mesfushori shqiptar ka lindur në Suedi dhe po ashtu vetëm aty ka luajtur. Paraqitjet e mira tek Elfsborg kanë bërë që Suedia t’i japë një vend në kombëtare.
Kujtojmë se Besfort Zeneli ka luajtur më parë vetëm për ekipin U-21 të Kosovës. 22-vjeçari ishte titullar në vitin 2023 ku mori minuta në 6 ndeshje.