Vrau 7-vjeçaren me skaf/ Apeli lë në fuqi dënimin me 18 vite burg për policin Arjan Tase |

2 Min Read

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 18 vite burg për policin Arjan Tase i cili përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avadiaj.

Arjan Tase kishte apeluar dënimin e gjykatës së shkallës së parë në Vlorë që e kishte dënuar me 18 vite burg.

Sot, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë Vlorë.

  • Ngjarja e rëndë, 3 gusht 2022

Tragjedia u shkaktua nga polici Arjan Tase, i cili po lundronte në mes të pushuesve teksa po laheshin dhe për shkak të një manovre të gabuar i mori jetën të miturës. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan.

Familja Avdia, me origjinë nga Tropoja, kishte ardhur për pushime në atdheun e tyre, pasi prej vitesh jetonin në Angli. Tragjedia solli reagimin e gjithë opinion publik, ku disa ditë me radhë u zhvilluan edhe protesta.

Kjo tragjedi solli edhe reagimin e policisë, e cila bllokoi të gjitha mjetet lundruese në të gjithë vijën bregdetare, ndërsa edhe këtë vit kontrollet dhe ndëshkimet për drejtuesit e mjeteve lundruese që shkelin rregullat janë shtuar dhe ka një kontroll të imtësishëm nga policia.

Më 11 korrik, Prokuroria e Vlorës mbylli hetimet dhe mori zyrtarisht të pandehur ish efektivin dhe 8 policë të tjerë.

Sipas Prokurorisë, Tase nuk ka respektuar zonën e kufizuar për pushuesit, e cila nuk duhet të kalohet nga mjetet lundruese dhe ka bërë manovër të gabuar gjatë drejtimit të skafit, duke përplasur për vdekje 7-vjeçaren.

Share This Article
Leave a Comment