Humbën në parkun e Llogarasë, shpëtohen dy turistët francezë |

1 Min Read

Dy turistë francezë janë shpëtuar nga policia pasi kishin humbur në Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Dy turistët francezë, duke eksploruar Parkun Kombëtar të Llogarasë, hasën vështirësi në terrenin e pyllëzuar dhe humbën orientimin, duke kërkuar ndihmë nga shërbimet e Policisë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me zjarrfikësit e Bashkisë Himarë, nisën kërkimet dhe pas tre orësh përpjekjesh në kushte të vështira, ata u lokalizuan dhe u transportuan pranë hotelit ku qëndronin, në gjendje të mirë shëndetësore.

Share This Article
Leave a Comment