Dyshime për armëmbajtje pa leje, arrestohet dhëndri i Tom Doshit

0 Min Read

TIRANA- Dhëndri i kreut të PSD-së, Tom Doshit, sipas mediave, është arrestuar ditën e sotme. Syri.net shkruan se burime nga komisariati Nr. 4 në Tiranë bëjnë me dije se pasditen e sotme oficerët kanë arrestuar dhëndrin e Doshi.

Momentalisht rrethanat e ngjarjes nuk janë të qarta, por dyshohet se i është gjetur armë pa leje. Gjithashtu deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar të policisë.

Share This Article
Leave a Comment