Rama ia ka kaluar edhe Mehmet Shehut, është momenti për rrotacion

2 Min Read

Në një emision televiziv mbrëmjen e sotme, Topalli theksoi se, “as në imagjinatën më të shfrenuar nuk mund të kisha imagjinuar se korrupsioni dhe mos ngopja […] për tu pasuruar pa asnjë limit është gjëja më e pabesueshme.”

Në deklaratën e saj, ajo theksoi se lufta kundër korrupsionit mbetet një sfidë e përhershme, që sipas saj,, varet kryesisht nga vullneti politik.

Ajo nënvizoi se, edhe pse korrupsioni ka ekzistuar në çdo periudhë, gjendja aktuale është në nivele që, sipas saj, nuk kanë pasur asnjë krahasim me ato të kaluara.

Sipas Topallit, qeveria dhe institucionet e shtetit janë vendosur në një pozicion ekstrem të pasigurisë, ku “më shumë deputetë janë brenda sesa jashtë” paraburgimit.

Mungesa e besimit reciprok ndërmjet anëtarëve të Partisë Socialiste është e dukshme, shtoi, gjë që sicc vijoi, vendos Shqipërinë në një pozicion të lartë korrupsioni në shkallë evropiane.

Ajo kritikoi edhe faktin se një individ ka mbajtur vazhdimisht pozitën e kryesorit të Ekzekutivit për 27 vite, duke përmendur edhe rastin e Mehmet Shehut, për të ilustruar nevojën për një rrotacion politik.

“Ia ka kalu edhe Mehmet Shehut. Edhe ata e kanë kuptu që Enough is enough. Është momenti për nje rrotacion”, tha ajo.

Share This Article
Leave a Comment