Ervin Salianji është dënuar pa ligj, këtë se luan topi!

2 Min Read

Ai argumenton se nuk ka asnjë bazë ligjore që e lidh këtë rast me akuzën e “kallëzimit të rremë”. Manjani thekson se kallëzimi i rremë ndodh vetëm kur një person depoziton një referim të rremë në prokurori ose polici, gjë që nuk ka ndodhur në këtë rast. Gjithashtu, ai paralajmëron kundër konfuzionit mes kallëzimit të rremë dhe dëshmisë së rreme, të cilën disa e përdorin për të justifikuar dënimin. Në qëndrimin e tij të qartë, Manjani e quan këtë vendim një shkelje të rëndë të të drejtave kushtetuese dhe ndërkombëtare. Ai e mbyll reagimin e tij me bindjen se dënimi është i paligjshëm dhe i padrejtë.

“Askush nuk mund të dënohet pa ligj! Lexoni nenin 29 të Kushtetutës po të doni!  Ervin Salianji është i dënuar PA LIGJ! Nuk ka top që të ma luajë këtë konkluzion.  Kallëzimi i rremë quhet vetëm referimi që bëhet para prokurorit ose policisë.  Kujdes, nuk duhet ngatërruar as me dëshminë e rreme para prokurorit, që shpesh e përdorin qëllimisht për konfuzion ata që janë në favor të këtij dënimi. Edhe ai që quhet “fabrikim provash”, që të jenë kallëzim i rremë duhet që, provat e fabrikuara pra, të jenë depozituar bashkë me kallëzimin në prokurori ose policinë gjyqsore. Janë këto të fundit që konstatojnë nëse provat e paraqitura janë të rreme ose jo dhe, vetëm në këtë proces mund të konkludohet jemi apo jo para kallëzimit të rremë“, shkruan avokati Manjani.

Lexo edhe:

Share This Article
Leave a Comment