Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka publikuar pamjet e takimit me djalin e Donald Trump, Donald Trump Junior. Me anë të një postimi në Instagram, Vuçiç thotë se ata kanë diskutuar për temat aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale.
Ky takim, shkruan Vuçiç, simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën për të adresuar sfidat globale.
Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme. Ky takim simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për të adresuar sfidat globale”, shkruan presidenti serb.