Votimi nga diaspora, qeveria i jep KQZsë 9.3 milionë euro fond shtesë

1 Min Read

Para zgjedhjeve, KQZ kërkoi edhe 870 mijë euro shtesë mbështetje për votimin elektronik, 280 mijë euro paga e sigurime per punonjësit e përkohshëm dhe 263 mijë euro për sistemet e teknologjisë së informacionit. KQZ kërkoi të punësojë edhe 80 punonjës shtesë për procesin për diasporën.

Sipas informacioneve të KQZ, janë 294,155 zgjedhës unikë që kanë bërë kërkesë për regjistrim, 245,975 zgjedhës unikë të cilëve u është miratuar kërkesa dhe 48,180 zgjedhës unikë të cilëve u është refuzuar kërkesa e regjistrimit si votues nga jashtë.

Për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit, shqiptarët do të votojë me postë nga vendet ku jetojnë, pa qenë e nevojshme të jenë fizikisht në Shqipëri.

Share This Article
Leave a Comment