‘Përdh*nim në grup’, padi e re kundër Diddy dhe dy miqve të tij

1 Min Read

Padia e re kundër Sean Combs Diddy përmend gjithashtu dy personazhe të famshëm që akuzohen për përdhunim në grup së bashku me reperin.

Gjegjësisht, një grua e identifikuar si Ashley Parham ngriti një padi kundër P Diddy, komedianit Druski dhe yllit të NFL Odell Beckham Jr., duke i akuzuar ata për sulm seksual ndaj saj në vitin 2018.

Ylli i NFL, Odell Beckham Jr. dyshohet se ka marrë pjesë në sulmin e Ashley Parham në një shtëpi në Orinda, Kaliforni, në mars atij viti.

Gjatë përdhunimit të dyshuar në grup, të pandehurit e tjerë thuhet se e quanin Beckham “Cornelius”, që është emri i tij i dytë.

Beckham u shfaq edhe në rrjetet sociale dhe bëri një reagim rreth këtij pretendimi.

P Diddy dyshohet se përdori një telekomandë për të përdhunuar një grua në përpjekje për t’u hakmarrë pasi ajo tha një muaj më parë se besonte se ai kishte diçka të bënte me vrasjen e Tupac.

Për kujtesë, P Diddy u arrestua më 16 shtator në New York dhe do të qëndrojë në paraburgim deri në fillimin e gjyqit, i cili është caktuar për 5 maj të këtij viti.

Share This Article
Leave a Comment