100 milionë euro në sezon, “tundohet” Ousmane Dembele |

1 Min Read

Ousmane Dembele po shkëlqen në Ligue 1 me PSG-në. Francezi duket se ka rilindur pas kalimit te parizienët.

Paraqitje e tij e mirë ka tërhequr edhe vëmendjen e klubeve tjera. Tashmë në drejtim të tij ka mbërritur një ofertë tunduese.

Sipas “El Nacional” bëhet me dije se një nga klubet nga Arabia Saudite i ka ofruar një marrëveshje prej 100 milionë euro në sezon, e cila duket e vështirë për t’u refuzuar. Kjo vë në pikëpyetje qëndrimin e tij në Paris dhe në merkaton e verës mund të largohet nga gjigandët francez.

Në këtë sezon me PSG-në ka luajtur në 35 ndeshje dhe ka arritur të shënojë 28 gola, teksa ka dhënë edhe 6 asiste.

Share This Article
Leave a Comment