Veliaj në qeli, Rama shkon pasdite sërish në Bashkinë e Tiranës, takim me drejtorët, nënkryetarët dhe kryetaren e komanduar, ja çfarë u diskutua

2 Min Read

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vizituar pasditen e sotme sërish në ambientet e Bashkisë së Tiranës. Mësohet se qëllimi i vizitës së Ramës ishte për të zhvilluar një takim me drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe kryetaren e komanduar Anduela Ristani si dhe me nënkryetarët. Sipas informacioneve, takimi ka nisur në orën 19:00 dhe ishte i fokusuar mbi ecurinë e punimeve në kuadër të analizës javore të punës.

Ditën e nesërme Kryebashkiaku Erion Veliaj do të paraqitet në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku do të shqyrtohet ankimi i masës së sigurisë arrest me burg. Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”. 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

Share This Article
Leave a Comment