Invalid prej 20 vjetësh, me lot në sy kërkon rimbursimin e naftës

1 Min Read

Hysni Eshja nga Elbasani tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se prej 20 vitesh është invalid i grupit të parë, por ai nuk përfiton rimbursimin e naftës duke qenë se ka marrë një makinë. Prej vitesh shprehet se është sorollatur nga Sigurimet Sshoqërore.

Sipas sektorit të financës nga Sigurimet Shoqërore Elbasan, nuk ka më një ligj për rimbursimin e naftës së invalidëve, por janë vetëm disa persona të cilët kanë përfituar prej vitit 2005. Në këtë skemë, sipas zyrtares lokale, janë vetëm 30 veta nga Elbasani. Të tjerë nuk futen më.

Qytetari: Kam një njeriun tim që është tetraplegjik.

Financa:  Po!

Qytetari: Dhe nuk merr dot naftën këtu tek institucioni juaj falas.

Financa:  Sepse rastet e reja nuk janë futur më. Kanë kohë që janë pezulluar.

Qytetari: Po ai tha që…

Hysniu tregon se në vitin 2019 i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe kjo e fundit, ka vendosur t’i japë të drejtë. Por tani çështja është në Apel, ende e pashqyrtuar./ Tv Klan

https://www.youtube.com/watch?v=hR0uNm7cU0

Share This Article
Leave a Comment