Partia e Lirisë ka zyrtarizuar katër emrat që do të garojnë për deputet në zgjedhjet e të 11 majit, si pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike.
Në Tiranë, kandidatë do të jenë Kryetari i Partisë Ilir Meta dhe Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi. Në Fier, emri i konfirmuar është Brunilda Haxhiu, ndërsa surpriza vjen nga përjashtimi i Erisa Xhixhos e cila pritej të ishte pjesë e garës. Ndërkohë, në Elbasan, Partia e Lirisë ka vendosur të kandidojë Edmond Haxhinaston.
Burime brenda Partisë së Lirisë kanë konfirmuar për mediat se këto kandidatura janë vendosur pas konsultimeve të brendshme dhe synojnë të maksimizojnë votat e koalicionit opozitar.