“Të ardhurat që sjellin emigrantët kanë mbështetur edhe shërbimin për familjarët e vet në Shqipëri, përjashto edhe ata që kanë një punë të mirë, një biznes që mund ta mbulojnë goxha këtë shërbim. Ndërsa pjesa tjetër që janë të luksit, ortopedi, kirurgji, implantologji janë një standard tjetër që e bëjnë vetëm ata që kanë mundësi financiare. Emigrantët që vijnë nga bota jashtë kanë kërkesa të larta estetike, dhe duan një shërbim sa më cilësor”, tha Hydajet Ponari, stomatolog.

Sipas specialistëve, edhe pse vitet e fundit ka një kërkesë të lartë për kujdesin dentar, duhet që shërbimet bazike për masivitetin e popullsisë mund të mbulohen nga shteti, siç po veprohet me fëmijët.

 “Të paktën edhe shteti jonë që po përpiqet me programet e në shkolla, profilaksinë, higjiena, edukata e ndërgjegjësimit për të ruajtur dhëmbët, kontroll tek dentisti, deri tek mbushjet që janë disi më ekonomike, duhet të mbulohen nga shteti pasi nuk kanë një kosto shumë të lartë”, tha Hydajet Ponari, stomatolog.

Nivelet e nevojave të paplotësuara për kujdes dentar priren të jenë më të larta në mesin e njerëzve të zonave të varfra.

Tv Klan