I informova për skandalin e inceneratorëve dhe mbetjet toksike

2 Min Read

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të hënë një takim me deputetin italian, Jacopo Morrone, i cili është edhe kryetari i Komisionit hetimor parlamentar për mafien e plehrave.

Berisha njofton se Morrone i ka informuar ‘mbi aktivitetin e komisionit të tij dhe rëndësinë e çështjes së mafies së plehrave si në realitetin rajonal italian, ashtu edhe në atë europian’.

Lideri demokrat bën të ditur se në qendër të diskutimeve dypalëshe kanë qenë çështjet e inceneratorit dhe mbetjeve toksike.

Postimi

Deputeti Morrone na informoi mbi aktivitetin e komisionit të tij dhe rëndësinë e çështjes së mafies së plehrave si në realitetin rajonal italian, ashtu edhe në atë europian.

E falënderova për vizitën e tij në Shqipëri dhe e informova për peshën specifike të skandalit të inceneratorëve dhe mbetjeve toksike. Të dy rastet janë të lidhura me aktorë të bazuar në Itali.

Në përmbyllje, risjell në vëmendje se për Partinë Demokratike, koncepti i një Shqipërie madhështore mbështetet në një shtet me taksa të ulëta, që lufton korrupsionin dhe tërheq investime të huaja, veçanërisht nga Italia, partneri ynë kryesor ekonomik dhe kulturor.

Rasti i suksesit të delegacionit të sipërmarrësve që e shoqëronin Deputetin Morrone është prova më e fortë e lidhjes së shkëlqyer mes dy vendeve tona, që do të zhvillohet edhe më tej pas 11 majit 2025. Ky vit do të jetë padyshim viti i Diasporës Shqiptare!

Share This Article
Leave a Comment