Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka arrestuar një shtetas italian, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Policia e Durrësit mori informacione se një shtetas në kërkim do të udhëtonte drejt Italisë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Caracas, pasi Gjykata e Caracas, në vitin 2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Venezuelës. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Caracas, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Venezuelë”, njofton policia.