Kalifornia nuk gjen qetësi, shpërthejnë sërish zjarret, dhjetëra mijëra persona nën urdhra evakuimi

1 Min Read

Rreth 31,000 persona janë nën një urdhër evakuimi të detyrueshëm dhe 23,000 të tjerë janë paralajmëruar se mund t’u duhet të largohen nga shtëpitë e tyre, pas një zjarri që u aktivizua në Kaliforni.

Zjarri, i quajtur Zjarri Hughes, filloi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm pranë liqenit Castaic, rreth 40 milje nga zjarret Eaton dhe Palisades që shkatërruan pjesë të Los Angelosit në fillim të këtij muaji.

“Situata mbetet dinamike dhe zjarri mbetet një zjarr i vështirë për t’u frenuar”, tha shefi i zjarrfikësve të kontesë së Los Anxhelosit Anthony Marrone.


Share This Article
Leave a Comment