Qeverinë synojmë ta formojmë me partitë joserbe

1 Min Read

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se partia e tij synon që ta formojë Qeverinë e re me mbështetjen e partive joserbe.

“Siç e keni parë, Qeveria Kurti 2 u formua në bashkëpunim me minoritetet joserbe. Ky është qëllimi ynë sepse ka pasur ndikim pozitiv në Kosovë, duke parandaluar Listën Serbe, që operon nën ndikimin e Beogradit, që të ketë pushtet vendimtar, siç kishte në qeveritë paraprake”, tha Konjufca për institutin dhe median online me seli në Itali, Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa.

Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të 9 shkurtit, dhe sipas rezultateve preliminare, ajo ka fituar 42.27 të votave apo 48 ulëse në Parlamentin me 120 vende.

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiç, po ashtu ka fituar një ulëse nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb, ndërkaq nëntë të tjera Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Pas certifikimit, sipas ligjeve, mund të formohen institucionet e reja të Kosovës./REL

Share This Article
Leave a Comment