Greva në aeroporte gjermane! Mbi 3300 fluturime të anuluara, punëtorët kërkojnë rritje page

1 Min Read

Më shumë se 3,400 fluturime pritet të anulohen në aeroporte të njohura si Frankfurt, Mynih, Berlin, dhe Hamburg, ndër të tjera. Në aeroportin e Frankfurtit, i cili është më i madhi në vend, afërsisht 150,000 pasagjerë do të mbesin pa mundësi udhëtimi. Greva ka prekur gjithashtu fluturimet “transit”, duke shkaktuar një ndikim të ndjeshëm në udhëtimet ndërkombëtare.

Mobilizimi i punonjësve ka filluar papritur në qytetin e Hamburgut, pas nisjes së pushimeve pranverore të shkollës, duke bërë që pasagjerët të përballen me vonesa dhe paqartësi për udhëtimet e tyre.

Deri më tani, punëdhënësit e kanë refuzuar kërkesën për rritje pagash, duke e quajtur atë të pabazuar dhe nuk kanë paraqitur asnjë kundërpropozim.

Share This Article
Leave a Comment