Në Portin e Durrësit, u finalizua operacioni policor i koduar “Aseti”, ku u arrestua një 36-vjeçar, M. D., rezident në Itali, pasi tentoi të nxirrte nga Shqipëria 223,200 euro pa i deklaruar.
Paratë u gjetën në çantën e tij dhe dyshohet se janë produkt i veprimtarive kriminale.
Operacioni u zhvillua nga Policia Kufitare e Durrësit në bashkëpunim me autoritetet doganore, dhe materialet janë kaluar në Prokurorinë e Durrësit për hetime të mëtejshme.