Amanda Seyfried zbuloi së fundmi incidentin me Glen Powell në Critics Choice Awards 2023.
Gjatë një interviste me People të botuar të shtunën, Seyfried tregoi se pati një problem me fustanin dërsa bisedonte me aktorin 36-vjeçar, gjatë ceremonisë – ku ajo mori çmimin për aktoren më të mirë në një serial të kufizuar ose film televiziv.
“Unë kisha veshur këtë fustan fantastik vintag ,” kujton ajo fustanin e Dior Haute Couture. “Por filloi me të vërtetë të më grisej në tapetin e kuq, dhe mendoj se kishte edhe intervista ku po them se kam problem me fustanin,” vazhdoi ajo.
Seyfried, 39 vjeçe, iu dha çmimi i parë i mbrëmjes për performancën e saj në “The Dropout” – dhe ishte dukshëm duke u shqetësuar për fustanin e saj dhe duke u përpjekur të mos i binte gjatë fjalimit të saj. Më vonë gjatë natës, aktorja e gjeti veten në një me Powell, filmi i të cilit “Top Gun: Maverick” u nominua gjithashtu.
“Po flisja me Glen Powell afër tavolinës sime, dhe po bënim shaka për diçka dhe unë ngrita krahët lart dhe gjoksi im ishte jashtë. “tha ajo. “Ne të dy bërtitëm dhe si zotëri që është, ai më mbuloi”, tha ajo.
Kur shfaqja e saj fitoi seritë më të mira të kufizuara më vonë në transmetim, Amanda “përfundoi duke veshur xhaketën e dikujt tjetër në skenë”.