Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri me anë të një statusi në rrjetet sociale ka thënë se qeveria Rama nxit eksodin masiv.
Në statusin e tij Xhaferri shkruan se më shumë bebe kanë lindur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore se sa gjatë qeverisjes së socialistëve.
Xhaferri thotë se të rinjtë shqiptarë të cilët janë në emigrim janë privuar dhe nga bonusi i bebes, e ndërsa për ata që jetojnë në Shqipëri nuk ka asnjë ndihmë financiare nga shteti.
““Eksodi” i bebeve/ Në 1942 në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri lindën bebe më shumë se nën qeverisjen e Ramës në 2024! Çdo vend i botës ndjek politika specifike për të rritur natalitetin, teksa Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës bën të kundërtën, nxit eksod masiv dhe madje të rinjtë që ikin në emigrim i privon edhe nga bonusi i bebes, teksa për ata që kanë fëmijë në Shqipëri qeveria nuk ofron absolutisht asnjë ndihmë financiare, siç bëjnë vendet e rajonit dhe të Evropës. Në vitin 2024 sipas INSTAT në vendin tonë lindën 22,425 foshnja ose 5% më pak se në vitin 2023,, teksa edhe në Luftën e Dytë Botërore, në Shqipëri kanë lindur më shumë se sa sot, ku konkretisht në vitin 1942 lindën mbi 36 mijë foshnja në një kohë kur numri i grave në moshë riprodhimi ishte më i ulët se sot. Në Tiranë popullsia ndërmjet dy censeve 2011 dhe 2023 është rritur me 7.3%, por nga ana tjetër, numri i lindjeve ka pësuar rënie me 11%. Ulja më e madhe ka ndodhur në pesë vitet e fundit.
Statistikat dëshmojnë se të rinjtë shqiptar në emigracion po lindin më shumë fëmijë se bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri, pasi agjendat SOROS që kanë pushtuar vendin tonë përmes Edi Ramës janë armiqtë më të egër të familjes dhe të ardhmes së këtij kombi. Këtu dhe tek kreditë e buta, komuniteti LGBTQI ka më shumë prioritet se çiftet e reja, teksa kostot për të rritjen e një fëmije kanë shkuar në nivele ekstreme në raport me të ardhurat. Çmimet e ushqimeve për fëmijë dhe medikamenteve janë ndër më të lartat në Evropë, teksa pastrimi i parave në ndërtim i ka ekspozuar çiftet e reja përballë qirave të larta dhe pamundësisë për të blerë një pronë. Në 11 Maj shqiptarët do votojnë Partinë Demokratike që kryefjalë të programit të saj ekonomik ka familjen dhe çiftet e reja si e vetmja garanci për prosperitet dhe zhvillim. Ky sekt i rrezikshëm jo vetëm duhet ndëshkuar me votë, por duhet të përgjigjet edhe para drejtësisë për çdo vjedhje dhe krim të kryer”, shkruan Xhaferri.