Dhunoi mbesën, arrestohet 34-vjeçari në Gjirokastër |

1 Min Read

Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar në vendin tonë

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës pasi ushtroi dhunë fizike ndaj mbesës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj mbesës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje“, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment