Në listat e mbyllura të PS do jenë gra dhe të rinj, zbardhen detaje nga takimi i Ramës me drejtuesit e qarqeve! Kush janë 4 kryebashkiakët që duan të futen në garën e 11 majit

1 Min Read

Të tjera detaje mësohen në lidhje me takimin që ka pasur kryeministri Edi Rama me secilin nga drejtuesit politikë të qarqeve për PS-në.

Mësohet se Rama ka takuar disa prej drejtuesve politikë të PS në qarqe, ku secili pritet të japë emrat e kandidatëve për deputetë.

Po ashtu në listën e mbyllur do jenë gra dhe të rinj.

Ndërkaq, 4 kryebashkiakë aktualë pritet që të kandidojnë për deputetë.

 Blendi Klosi i ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë të qarkut Dibër.

Më pas, është folur me Kumbaron, Becin, Sakon, Niko Peleshin, Bledi Çuçin. 4 kryebashkiakë kanë kërkuar që të jenë kandidatë për deputetë, Ervin Demo, Tërmet Peçi, Agron Malaj dhe kryetarja e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj.

Share This Article
Leave a Comment