Emigrantët/ BE nuk përfshin qendrat jashtë unionit, ja rregullorja e re që do të prezantohet të martën në Parlamentin Europian

1 Min Read

Projektet për ngritjen e qendrave të kthimit të azilkërkuesve jashtë territorit të Bashkimit Europian nuk do të jenë pjesë e rregullores së re të unionit për emigrantët e jashtëligjshëm.

Plani parashikon që vendet anëtare të unionit të kenë të njëjtat procedura për riatdhesimin e azilkërkuesve dhe emigrantëve të jashtëligjshëm që nuk i përmbushin kushtet për të qëndruar në mënyrë ligjore në shtetet e Bashkimit Europian.

Një model i ngjashëm është edhe kampi i Gjadrit, i ngritur sipas marrëveshjes së 6 Nëntorit 2023 në Romë mes kryeministrave Rama e Meloni. Plani parashikon dërgimin në Gjadër të deri 36 mijë emigrantëve që shpëtohen nga italianët në ujërat e Mesdheut dhe përpunimin aty të kërkesave për azil.

Zbatimi i planit mbetet aktualisht pezull nga drejtësia italiane, që ka anuluar dërgimin e 3 anijeve me emigrantë, ndërsa çështja është në shqyrtim nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, që pritet të japë një përgjigje përfundimtare.

Tv Klan

Share This Article
Leave a Comment