Papa Françesku është nën kujdesin e mjekëve dhe po pushon sipas Vatikanit. Gjendja e tij është e qëndrueshme dhe ndodhet i shtruar në spitalin Gemelli të Romës prej katër javësh.
Mjekët thonë se pneumonia është sfiduese, sidomos për shkak të problemeve të mëparshme të Papës me frymëmarrjen, dhe shërimi mund të zgjasë disa javë.
Ndërkohë të premten Papa falënderoi besimtarët për lutjet e tyre përmes një mesazhi audio nga spitali. Këtë javë pranë spitalit Gemelli do të mbahet një pelegrinazh për tu lutur për shërimin e Papa Françeskut.