Arrestohet 31vjeçari i arratisur nga burgu i Lezhës, i dënuar për drogë dhe i akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitur

1 Min Read

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Escape”, si rezultat i të cilit u bë kapja e shtetasit: K. K(P)., 31 vjeç, banues në Lezhë.

Këtë shtetas, Gjykata e Apelit të Shkodrës e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Veprime të mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.

Share This Article
Leave a Comment