Shqipëria e qeverisur nga Rama nuk i plotëson kriteret për BE

9 Min Read

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për arsyet e rikthimit të tij në politikë, rrugëtimin europian të Shqipërisë, marrëdhëniet me Greqinë dhe sfidat e bashkëpunimit rajonal në Ballkan, në një intervistë ekskluzive për median greke “Liberal”.

Ai kritikoi ashpër qeverinë e Edi Ramës, duke e akuzuar për korrupsion, kapje të drejtësisë dhe përkeqësim të demokracisë në vend.

Berisha theksoi se rikthimi i tij në politikë është një domosdoshmëri për të rikthyer vlerat demokratike dhe për të përmirësuar marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit.

Rikthimi në politikë

Sipas Berishës, rikthimi i tij në skenën politike nuk ishte një akt personal, por një përgjigje ndaj një thirrjeje kombëtare. Ai e lidhi këtë me vendimin e SHBA për ta shpallur “non grata”, duke e quajtur atë një akt të ndikuar nga lobimi korruptiv i kryeministrit Edi Rama dhe miliarderit George Soros. Berisha tha se ai vendosi të rikthehej për të mbrojtur sovranitetin dhe demokracinë në vend.

Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE

Berisha u shpreh skeptik për integrimin europian të Shqipërisë, duke thënë se vendi i keqqeverisur nga Edi Rama nuk plotëson asnjë kriter për anëtarësim, përveç pozicionit të tij gjeostrategjik. Ai e cilësoi Shqipërinë si një “narkoshtet” të kapur nga korrupsioni dhe kritikuoi qeverinë për përdorimin e drejtësisë kundër opozitës dhe për kontrollin e mediave.

Marrëdhëniet shqiptarogreke

Duke folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, Berisha tha se ato kanë pësuar përkeqësime për shkak të veprimeve të qeverisë Rama. Ai përmendi si shembuj dështimin e marrëveshjes për kufirin detar dhe arrestimin e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, të cilin e quajti një rast të pastër të ndërhyrjes politike. Sipas tij, qeveria shqiptare ka dëmtuar marrëdhëniet me Greqinë për interesa mafioze.

Bashkëpunimi rajonal

Sa i përket Ballkanit, Berisha theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe krijimi i një sistemi të pavarur të drejtësisë janë parakushte për një bashkëpunim të suksesshëm mes vendeve të rajonit. Ai pretendoi se Shqipëria ka humbur investitorë seriozë për shkak të mungesës së sigurisë ligjore dhe transparencës.

Intervista

Z.Berisha, çfarë ju shtyn të jeni kandidat edhe për këto zgjedhje?

Sali Berisha: Historitë e rikthimeve janë ekzotike, nuk janë të shpeshta. Pra, pas çdo rikthimi ka fuqi madhore. Dhe në këtë rast, Sali Berisha 8 vite pasi ishte larguar pothuaj nga skena politike, iu kërkua që të mos hyjë në parlament bazuar në një akt korruptiv. Bazuar në dezinjimin ‘non grata’ të Antoni Blinken, në aktin që vinte nga një lobim korruptiv i Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit.

Pra, siç e sheh, rikthimi nuk është një akt individual, por është një akt shumë më i gjerë. Shumë njerëz mund të duan të rikthehen, por nuk rikthehen dot.

E provoi Papandreu të rikthehet. Mbeti me 3%. Po jap shembull për të krahasuar se, jo cilido që do mund të rikthehet. Pra, rikthimi është një thirrje, dhe unë iu përgjigja kësaj thirrje të vendit tim.

Si e vlerësoni rrugëtimin europian të Shqipërisë. Pra, rrugëtimin për në BE. Cilat janë reformat që ju do të donit të implementonit?

Nuk duhet të harroni se në Shqipëri sot, 62% e të burgosurve janë në paraburgim. Se i marrin i plasin njerëzit në paraburgim dhe nuk merret kush me ta. Ky vend, me një shkallë të lartë korrupsioni më të paimagjinueshëm. Me afera korruptive, të cilat shkojnë miliarda. Ky vend, i cili është një narkoshtet. Narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, ku përfaqësuesit e Sinaloas priten në zyrën e Edi Ramës dhe marrin licensa për kazino dhe resorte me 5 yje.

Nuk ka asnjë lidhje me kriteret që kërkohen për anëtarësimin në BE.

Gjithçka tjetër jashtë gjeopolitikës, jashtë kriterit gjeostrategjik nuk qëndron.

Ishte një gjë jashtëzakonisht joserioze. Se ti, në qoftë se uleshe për negociata, duhet t’u thoje që kam këtë vendim, dhe unë jashtë këtij vendimi nuk dal dot. Por jo, të negociosh 3 vite dhe pastaj të thuash: na doli vendimi! Pra, ishte shumë jo serioz.

Së dyti. Akt i pashembullt ishte marrja e mandatit nëpërmjet dëshmitarëve të rremë të Fredi Belerit. Fredi Beleri, anëtar i minoritetit grek në Shqipëri fitoi mandatin, u votua nga qytetarët e Himarës. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, ai ka të drejtë në qoftë se votohet, të jetë dhe president i këtij vendi. Ky është është ligji.

Kurse, Edi Rama i mori mandatin, vetëm e vetëm pse Beleri nuk do të lejonte Ramën të grabisë kanionin e Gjipesë. Kur u arrestua Beleri, unë deklarova publikisht që është arrestim politik dhe prapa këtij arrestimi qëndrojnë interesa mafioze direkte të Edi Ramës. Nuk e dija se, Edi Rama kishte pronësuar, pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument konfiskimi nga regjimi komunist, kanionin e Gjipesë, një nga kanionet më të bukura të Jonit dhe të Mesdheut, për nënën dhe kushërinjtë e tij. Kjo doli më vonë.

Sigurisht që, Fredi Beleri nuk mund të bënte kurrë një kompromis të tillë, të lumturonte Edi Ramën me 224 mijë m2 tokë në këtë zonë.

Megjithatë, arriti që të krijojë përshtypjen se Beleri nuk është njeri korrekt. Beleri nuk kishte bërë asnjë faj. Beleri ishte fajtor vetëm se ishte deklaruar anëtar i minoritetit grek dhe duhej që ky të pranonte t’i bënte Edi Ramës favoret mafioze që kërkonte.

Pra, marrin fund këto. As që do ndodhin dhe as kanë për të ndodhur. Çdo qytetar do të trajtohet sipas kushtetutës dhe ligjit. Mund të kemi raste, apo shembuj të tjerë.

Pra, janë një seri aktesh të cilat, sigurisht, nuk është se nuk ndikuan në marrëdhëniet negativisht.

Traktati i Miqësisë, një dokument themelor i firmosur në vitin 1996 u injorua totalisht dhe, faktikisht sot është i skaduar, kërkon të rinegociohet, të rishqyrtohet. Pra, marrëdhëniet me Greqinë u dëmtuan nga interesat mafioze të Edi Ramës.

Cilat janë sfidat dhe mundësitë për bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit?

Sali Berisha: Mundësitë janë të mëdha. Së pari, Shqipëria duhet të luftojë me vendosmëri kriminalitetin me zero tolerancë.

Shqipëria ka shkatërruar sistemin e drejtësisë. Dhe në mungesë të një sistemi drejtësie, në mungesë të sigurisë juridike, unë nuk di ndonjë investitor të huaj apo grek serioz që të ketë ardhur gjatë këtyre viteve në Shqipëri. Di me dhjetëra dhe qindra që janë larguar nga Shqipëria.

Pra, kushti i të gjitha kushteve për këtë bashkëpunim është krijimi i një klime miqësore për biznesin. Nuk ka një kompani greke, apo të vendeve tjera që të fitojë në Shqipëri, se i fitojnë të gjitha oligarkët e Edi Ramës. Në një kohë kur, para vitit 2013, kompani greke, italiane, gjermane, amerikane ndërtuan projektet e mëdha dhe i fituan në tendera ndërkombëtare. Absolutisht, asnjë e favorizuar nga Sali Berisha, por me meritën e tyre në mënyrë transparente dhe kanë bërë punë të shkëlqyera.

Ikën. Jo vetëm që ikën, por disa prej tyre u ndanë me gjyqe me këtë qeveri për shkak të abuzimeve të qeverisë.

Share This Article
Leave a Comment