“Të neveritshme sulmet ndaj të rinjve”/ Rama në podcast me “tre petale të trëndafilit socialist”: Nëse të rinjtë kuptojnë se politika bën gjëra të mëdha, në çdo rast ka shpresë

5 Min Read

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme episodin e radhës të podcastit “Flasim”. Të ftuar në episodin e sotëm ishin tre të rinjtë Helena Kaçe, Elidon Maliqi dhe Anastasia Zaimi, që mbajtën fjalime në Asamblenë e PS dhe Kuvendin Rinor ku u cilësuan si “petalet e trëndafilit të Partisë Socialiste”.

Në bashkëbisedimin me të rinjtë, Rama u shpreh se njerëzit bashkohen në një pikë ku thonë se politika është diçka e pisët, por shtoi se politika është po ajo që prodhon gjëra të mëdha për popujt dhe të drejtat e njeriut. Sipas tij, nëse të rinjtë e kuptojnë këtë në të gjitha rastet ka shpresë. 

“Njerëzit pa tru, njerëzit pa edukatë, pa kulturë e informacion nga njëra anë, nga ana tjetër njerëz të ditur, të mirë dhe të informuar, bashkohen shpesh në një pikë ku gjejnë njëri-tjetrin në fjalën që politika është diçka e pistë nuk ia vlen, s’duhet të merresh me politikë”, por harrojnë që pa politikën shoqëria gjendet në një situatë barbarie sepse politika e vërtet ka fuqinë të bëjë keq, ka bërë gjëra të tmerrshme, ka pjellë në formën e vet të prekshme nazizmin, fashizmin komunizmin, por ka bërë gjëra të mëdha si BE, SHBA, ka bërë të mundur të përparojnë të drejtat e njeriut, të drejtat e grave, të sistemet e mbrojtjes sociale, nuk do të ndodhnin pa politikën. Sa kohë ka të rinj që e ndjejnë dhe kuptojnë këtë, kanë tërheqjen ndaj politikës, ka edhe plot që kanë tërheqjen e pushtetit, nxitjen e ambicies për të qenë dikushi, por kanë edhe interesin që nëpërmjet politikës mund të marrësh diçka të shpejtë, në të gjitha rastet ka shpresë, pa shpresë fare do të ishte sikur të rinjtë ta braktisnin plotësisht politikën”, tha Rama.

Kreu i qeverisë foli edhe lidhur me sulmet me të cilat u përballën këto të rinj në rrjet pas fjalimeve në Kuvendin Rinor të Partisë Socialiste. Ai i cilësoi komentet dhe reagimet si diçka e neveritshme ndërsa shtoi se në momentin që pranon “ta nxjerrësh hundën jashtë derës të shtëpisë do duhet të përgatitesh më gjithfarë lloj kundërshtish.”

“Petalet e trëndafilit janë shumë të ndryshme, siç mund të shikohet këtu janë vetëm tre, por nëse do ishin 30 sa ishin atë ditë, do ishte akoma më e larmishme. Nuk bëhet fjalë këtu për të rinj që janë shabllon, bëhet fjalë për vajza dhe djem që janë të librave, të studimeve, janë me ambicie, me këndvështrime kritike. Nuk diskutohet që kur i riu qëllon të ftohet dhe të futen në atë gojët e qenërisë, si fillim do vihen në pozitë të vështirë, por pastaj kur qëllon që disa që kanë shumë e shumë vite që shtrihen atje në darkë dhe ju bëjnë edhe atë presionin e pitbullit për t’iu vënë në pozitë. Është emocion të dalësh në gjithë atë skenë. Mund të dëshmoj që edhe unë kur kam dalë, edhe pse nuk isha aq i padalë në një skenë, prapë kamë ndjerë emocion. Nuk kam parë gjë më të neveritshme se gjithë ai sulm e helm që u hodh. Por kam dëshmitarë që ua kam thënë, nuk ka një qilim të shtruar, s’ka përqafim dashurie mes atyre që janë dhe atyre që duan të vijnë, kjo është betejë, në momentin që pranove ta nxjerrësh hundën jashtë derës të shtëpisë do duhet të përgatitesh më gjithfarë lloj kundërshtish. Nëse do të rrish rehat, mbylli rrjetet, mos dil askund të bësh ballafaqim social, lexo, studio, shiko laboratorin tënd. Në momentin kur ekspozohesh, janë ngatërruar të gjitha rangjet. Është një përzierje gati-gati e shoqërisë në rrjete”, tha Rama.

Share This Article
Leave a Comment