Avokati Edmond Petraj thotë se kontrata e Sali Berishës me Chris LaCivita për drejtimin e fushatës së PD, ende nuk është dorëzuar në KQZ.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Petraj u shpreh se hetimi për këtë kontratë, mund të nisë pas dorëzimit në KQZ, që përkon me nisjen e fushatës elektorale.
“Flitet në media, por nuk është dorëzuar konrata, nuk ka filluar ende fushata. Kur fillon fushata, fillon shpërnadarja e atyre parave. Aty fillon hetimi, nuk jemi në atë fazë akoma. Jo më shumë se 70 përqind e vlerës që i jepet PD për fushatën zgjedhore. Unë di që Trump ka pasur 18 kompani si kjo që e ka pasur ky. Kjo kompani ka mbuluar një pjesë të fushatës që ka pasur zoti Trump. Tjetër gjë thuhet në Shqipëri, tjetër gjë është në Amerikë. Aq është bërë pagesa, aq ka kërkuar”, theksoi ai.