Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), Ilir Ajdini, pas katër muajsh në detyrë është shkarkuar nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.
Vendimi vjen pas rasteve të konstatuara me gripin e shpendëve.
Rasti i fundit është ai në fermën e kompanisë “Rea’s”, e cila është vendosur në karantinë. 69 mijë krerë shpendë të fermës Rea’s do të asgjësohen për të penguar përhapjen e gripit të shpendëve në kapanonet e tjera.
Rastet me gripin e shpendëve u raportuan në fillim të 2025, ku u identifikuan 5 vatra të përhapjes së sëmundjes me influencë Aviare, në Gjirokastër, Nartë, Zall Herr, Paskuqan dhe në Lagunën e Karavastasë.