Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme më 13 mars.
Sipas axhendës të publikuar nga Komisioni Evropian, Kos do të takohet fillimisht me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj dhe më pas me kryeministrin Edi Rama.
Pas takimit, Kos dhe Rama do të jenë edhe në një konferencë të përbashkët për mediat.
Gjatë ditës Kos do të takohet dhe me Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe nënkryetarin, Agron Gjerkmarkaj.