Lëvizja Bashkë ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për Tiranën në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Lista kryesohet nga pedagogu Redi Muçi, ndërsa kryetari i kësaj partie, Arlind Qori, do të jetë i renditur në vendin e dytë, i ndjekur nga Bora Memaj.
Lista ka në përbërje aktivistë, intelektualë, profesionistë, punëtorë, pensionistë, të rinj, sipërmarrës dhe përfaqësues të komuniteteve të ndryshme.
“Lëvizja BASHKË po e nis prezantimin publik të kandidatëve të saj nga qarku i Tiranës. Mes tyre janë aktivistë, intelektualë, profesionistë, punëtorë, pensionistë, të rinj, sipërmarrës dhe përfaqësues të komuniteteve të ndryshme. Ju ftojmë ta lexoni“, shkruan Lëvizja Bashkë teksa publikon listën më poshtë: