Greqia në flakë/ Protestuesit hedhin molotov dhe gurë, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës |

1 Min Read

Turma e protestuesve u irritua rreth orës 22:00 ë mbrëmjes së sotme, kur një grup personash me kapuç hodhën bomba molotov, gurë dhe sende të tjera pranë shtatores së Ushtarit të Panjohur.

Më pas ka pasur përplasje mes personave me kapuç dhe policisë, e cila është kundërpërgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës, ndërsa është përdorur edhe ujëhedhësi “Aiantas”.

Incidente të rënda kanë ndodhur gjatë protestave në Selanik. Pas Shtabit të Komandës dhe ndërsa një pjesë e madhe e marshimit po marshonte në rrugën Agios Dimitriou, nga blloqet e fundit, një grup personash me fytyrë të mbuluar sulmuan me sende të forta efektivët e policisë së trazirave.

Policia është kundërpërgjigjur me granata dhe gaz lotsjellës, pasuar nga hedhja e koktejleve molotov në rrugë dhe një betejë me gurë mes policisë dhe protestuesve, dhe për pasojë marshimi është ndarë në dysh.

Molotovi I hedhur nga protestuesit i vuri flakën mbeturinave në një kosh dhe personat me kapuç thyen xhamin e një restoranti.

Më pas incidentet u rritën dhe protestuesit u vunë zjarrin kazanëve në Agios Dimitrios. Përfundimisht, protestuesit u shpërndanë në rrugicat përreth. Raportohet se policia ka bërë shumë arrestime.

Share This Article
Leave a Comment