Kallëzimi ka të bëjë me investimet e bëra në godinat e Qytetit Studenti. Më konkretisht rikonstruktimi i godinës nr. 19, e cila u shemb pas tërmetit të vitit 2019. Në vitin 2021 u zhvillua tenderi për rindërtim, ku u shpall dhe kompania fituese, po ende sot e kësaj dite godina nuk është ndërtuar. Madje janë ende gërmadhat e godinës së vjetër.

Aktivisti Kujtimi kërkon vënien përpara ligjit për çdo person të përfshirë në këtë aferë.
Statusi i plotë
Përshëndetje të nderuar miq dhe dashamirës!
Siç edhe është bërë njoftimi në datë 3 Mars ku janë njoftuar mediat për të pasqyruar deklaratën tonë si kurrë më parë në gati 3 vite që kallëzojmë zinxhirin drejtues të Bashkisë Tiranë për aferat korruptive në Qytetin Studenti, asnjë portal apo media nuk pasqyroi aksionin tonë ligjor dhe deklaratën që zhvilluam përpara SPAK.
Një media e caktuar regjistroi deklaratën tonë dhe duke pasur komunikimet tona edhe me gazetarët e kësaj media nuk na kanë dhënë asnjë arsye se përse ende dhe pas dy ditësh nuk është publikuar deklarata jonë përpara SPAK për të shpjeguar detaje rreth kësaj afere në Qytetin Studenti.
Inkurajoj që SPAK të kryejë detyrën duke zbatuar ligjin për të hetuar për këtë çështje duke nxjerrë përpara përgjegjësisë shkelësit dhe çdo palë të përfshirë në këtë aferë dhe skandal korruptiv në Qytetin Studenti.
Sapo të na vijë dokumenti i Postës ku vërteton që pranë SPAK ka mbërritur kallëzimi i depozituar përpara dy ditësh do të kemi një komunikim me të gjithë në rrjetet sociale.