“Mbushën” me kokainë kryeqytetin, përfundojnë në pranga dy të rinjtë

1 Min Read

Policia ka goditur dy raste të tjera të shpërndarjes së drogës në kryeqytet, duke arrestuar dy persona të përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike.

Në një operacion të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, u arrestua Grid Preni, 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën doza kokaine dhe një sasi kanabisi të destinuara për shitje.

Ndërkohë, Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestoi Albis Hasdukaj, 26 vjeç, pasi në automjetin e tij u gjetën disa doza kanabisi të gatshme për tregtim.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë pasagjerja e mjetit, 33-vjeçarja V. C., për moskallëzim krimi.

Share This Article
Leave a Comment