Sulmet masive ruse në Ukrainë! Zelensky thirrje aleatëve për presion ndaj Putinit 

2 Min Read

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje aleatëve t’i bëjnë trysni Rusisë për ta ndalur luftën kundër Ukrainës, duke nisur me një armëpushim ajror dhe detar, pasi Moska e kreu një sulm masiv me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës së energjisë dhe gazit në shumë rajone ukrainase të premten. 

Zelensky tha në rrjetet sociale të premten se Rusia i shkrepi gati 70 raketa lundruese dhe balistike, si dhe i lëshoi rreth 200 dronë kundër objekteve të ndryshme të energjisë në Ukrainë.
Gjatë sulmit u goditën edhe ndërtesat e banimit. 

Zelensky nuk tregoi nëse ka të vdekur nga sulmi, i cili ndodhi në një kohë kur janë rritur përpjekjet diplomatike për bisedime për paqe. 

Një delegacion ukrainas do të udhëtojë në Arabinë Saudite javën e ardhshme, për t’u takuar me zyrtarët amerikanë, me qëllim për ta gjetur një kornizë për një marrëveshje për paqe 

“Hapat e parë për ta vendosur paqen e mirëfilltë duhet të jenë ta detyrosh burimin e vetëm të kësaj lufte, që është Rusia, për t’i ndalur pikërisht këto sulme kundër jetës”, shkroi Zelensky. 

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se sulmi filloi në orën 3:03 të mëngjesit kur Rusia lëshoi raketa lundruese Kalibr nga Deti i Zi. 

Forcat e Armatosura të Polonisë thanë se, për shkak të aktiviteteve ajrore me rreze të gjatë të Rusisë, Polonia dhe aleatët e saj kanë nisur një operacion ajror për ta vëzhguar dhe për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi. 

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Roman Chumak, tha se objektet e prodhimit, thelbësore për nxjerrjen e gazit, u dëmtuan rëndë, por përpjekjet për rikuperim tashmë kishin filluar. 

Pavarësisht mohimeve të përsëritura të Moskës se nuk e sulmon infrastrukturën civile, Ukraina dhe organizatat ndërkombëtare i kanë quajtur këto sulme krime lufte./REL 

Share This Article
Leave a Comment