Është hedhur këtë të premte në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit shorti për caktimin e dy çifteve gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë.
Goglat kanë vënë përballë Vllazninë kundër Dinamos, ndërsa Egnatia do të luajë përballë Partizanit.
Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni janë planifikuar të luhen në datat 2 prill dhe 23 prill, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më datën 1 maj.
Kjo gjysmëfinale është edhe si një mini-“Final 4”, pasi ekipet në garë mbajnë vendet e para edhe në renditjen e Kategorisë Superiore.