Gjykata e Posaçme pushon çështjen ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu

1 Min Read

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për të pushuar çështjen penale ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu.

Kryebashkiaku u hetua për “shpërdorim të detyrës”, por në përfundim të hetimit SPAK vlerësoi se prej tij nuk ishin konsumuar elementë të veprës penale.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Etleva Deda.

Në denoncimin e bërë nga PD, thuhet se sksi rrugorë është në varësi të ARRSH dhe bashkia e Lezhës nuk kishte të drejtë të kryente punime.

Partia Demokratike e akuzonte Ndreun për dhënien e këtij tenderi në kohë fushate. Po ashtu u kallëzuan edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, që ishin marrë me procedurat e tenderit për ndërtimin e rrugës.

Share This Article
Leave a Comment