Në Shqipëri, Dita e Mësuesit më 7 Mars nuk është thjesht një moment mirënjohjeje për to, por edhe një garë e heshtur mes prindërve dhe nxënësve për të bërë dhuratën më të veçantë.
Ajo që dikur simbolizohej nga një tufë lulesh dhe një kartolinë falënderimi, sot është kthyer në një treg të mirëfilltë ku parfume luksoze, bizhuteri dhe deri edhe udhëtime të paguara janë bërë pjesë e traditës.
Por sa kushton kjo festë për prindërit dhe a po zbehet vlera e vërtetë e mirënjohjes mes kësaj gare të dhuratave?
Te format e tjera të dhuratave përfshihen: parfume ose paketime në formë setesh kozmetike, që nis nga 2500 lekë. Gjithashtu, artikuj mode si çanta elegante, portofola, syze dielli ose rripa janë ndër format e tjera të dhuratave individuale që bëhen në 7 mars, vlera e të cilave nis nga 2000 lekë.
Kjo tendencë drejt komercializimit të festës ka shkaktuar shqetësime mes prindërve, të cilët ndihen të detyruar të marrin pjesë në këtë garë dhuratash për të shmangur diferencimin e fëmijëve të tyre.
Si rezultat, vlera e vërtetë e 7 marsit, e cila duhet të fokusohet në vlerësimin dhe mirënjohjen për përkushtimin e mësuesve, po zbehet për shkak të presionit për të bërë dhurata materiale.