Kërcënoi drejtoreshën se i mori celularin, arrestohet gjimnazisti në Tiranë, kundërshtoi me dhunë edhe policët –

1 Min Read

Një gjimnazist në një shkollë të kryeqytetit është vendosur në pranga pasi kërcënoi drejtoreshën se mori celularin që e përdorte gjatë orës së mësimit.

Siç raportohet edhe në njoftimin e bluve, gjatë shoqërimit në Komisariat ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë.

Thika u sekuestrua si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. R., 19 vjeç, sepse ka kanosur drejtoreshën e shkollës ku ishte nxënës, për shkak se i ka marrë celularin që përdorte gjatë mësimit. Ai gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në Komisariat. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës.

Share This Article
Leave a Comment