Zgjedhjet e 11 majit/ SPAK fton qytetarët: Denonconi krimin zgjedhor! Ja hapat që duhet të ndiqni

1 Min Read

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka aktivizuar në faqen e saj zyrtare në internet, mundësinë e denoncimit të krimit elektoral, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në rubrikën “Denonco krimin zgjedhor” SPAK i kushton prioritet hetimit dhe goditjes së rasteve të krimit zgjedhor, ndërsa më parë ka shpallur edhe strategjinë dhe marrëveshjen me KQZnë.

Në këtë faqe të posaçme, shpjegohet se si kryhet kallëzimi online dhe së bashku me ftesën drejtuar qytetarëve, janë edhe udhëzimet konkrete.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ SPAK fton qytetarët: Denonconi krimin zgjedhor! Ja hapat që duhet të ndiqni appeared first on GIJOTINA.

Share This Article
Leave a Comment