Në ndeshjet e 1/8-at e Europa League, Man.United barazon 1-1 me Real Sociedad në San Sebastian. Tottenham humb 1-0 në fushën e AZ Alkmaar. Mourinho e sheh skuadrën e tij të humbasë 3-1 në shtëpi përballë Rangers. Lyon fiton bindshëm 3-1 në Bukuresht kundër Steaua.
REAL SOCIEDAD – MANCHESTER UNITED 1-1
Në një përballje të fortë mes Real Sociedad dhe Man.United, gjithçka përfundoi në barazim, 1-1. Pas avantazhit me Zirkzee në minutën e 57, United nuk arriti ta mbajë epërsinë. U ndëshkua me penallti pas një prekje të Bruno Fernandes me dorë në zonë. Oyarzabal barazoi rezultatin. Të dy ekipet do të presin ndeshjen e kthimit për të vendosur kush kalon më tej në çerekfinale të Europa League.
FENERBAHCE – RANGERS 1-3
Një humbje e hidhur për Fenerbahce dhe trajnerin Mourinho. Në shtëpi, ata u mposhtën 3-1 nga Rangers. Goli i parë nga Dessers i dha avantazhin ekipit skocez. Pavarësisht barazimit me Djiku, Cerny shënoi dy gola që konfirmuan dominimin e Rangers. Kjo i dha mundësinë e një ndeshje kthimi në Skoci me avantazh të konsiderueshëm.
AZ ALKMAAR – TOTTENHAM 1-0
Tottenham pësoi një humbje 1-0 në fushën e AZ Alkmaar. Skuadra e Postecoglou kaloi në disavantazh pas autogolit të Bergvall në të 18-ën. Megjithatë, ekipi londinez nuk mundi ta kthejë rezultatet. Dhe tashmë do të përpiqet të shpëtojë situatën në ndeshjen e kthimit në Angli.
STEAUA BUCAREST – LYON 1-3
Lyon bëri një hap të madh drejt kualifikimit, duke fituar 3-1 ndaj Steaua në Bukuresht. Goli i parë erdhi nga Tagliafico. Pas barazimit të Balutës, Fofana shënoi dy gola të shpejtë në fund të ndeshjes. Kjo fitore lë të hapur mundësinë e kalimit në fazën e katërt.
ROMA 2-1 ATHELTIC CLUB
Roma ka fituar 2-1 në shtëpi kundër Athletic Club të Bilbao. Pas pjesës së parë të mirë dhe traversës nga Dybala, Roma u ndëshkua, Ishte Inaki Williams në fillim të pjesës së dytë që shënoi për Athletic Club. Megjithatë, Angelino barazoi shpejt. Ndërsa në minutat e fundit, Shomurodov shënoi golin e fitores. Tani, Roma do të udhëtojë në Bilbao në ndeshjen e kthimit.
VIKTORIA PLZEN 2-1 LAZIO
Lazio ka fituar 2-1 ndaj Viktoria Plzen në takimin e parë të 1/8-ave të Europa League. Keshtu siguruoi një avantazh të vlefshëm për ndeshjen e kthimit. Romagnoli shënoi golin e parë në minutën e 18′. Ndërsa celetët barazuan me Durosinmi në minutën e 53′. Megjithatë, në minutat e fundit, Lazio arriti të shënojë me Isaksen. Lazio siguroi fitoren edhe pse luajti me 9 lojtarë pas dy kartonëve të kuq.
Lexo më tej: Nuk ka Lazio-Roma në 1/8 e Europa League: shorti eviton edhe Olimpiacos-Fenerbahce
Rezultatet e tjera të ditës përfshijnë një fitore të madhe të Bodø/Glimt kundër Olympiaco. Ndeshje emocionuese mes Ajax dhe Eintracht Frankfurt, ku skuadra gjermane fiton 2-1.